Flash

Derbi i heshtur i kryeqytetit: Partizani-Tirana humb spektaklin e tribunave

Lapsi.al 9 July 2020
Derbi i heshtur i kryeqytetit: Partizani-Tirana humb spektaklin e tribunave

Në pritje të rezultateve të tamponeve për lojtarët e Partizanit, pas pozitivitetit të Boldor e Feratit, e frikës nëse Partizani-Tirana do të luhet normalisht, derbit do ti mungojë zëri. Dy rivalët e përjetshëm do të sfidohen në heshtje, atë heshtje që do të prishet vetëm nga zërat e lojtarëve në fushë, apo britmat e trajnerëve në pankinë…

Supersfidës do ti mungojë adrenalina, do ti mungojë ngacmimi, sarkazma, emocioni: nuk është kurrë njësoj të shtysh përpara në nxitjen e Selman Stërmasit apo stadiumit të ri e të duhet të gjesh motivin në zbrazëtinë e ekon e zërave që e varfërojnë panoramën deri në mbijetesë… Partizani e Tirana do të luajnë për fitoren, për të ngjyrosur rezultatin me markën e tyre të fabrikës, por një humbje e kanë pësuar pa nisur ende 90 minutëshi i ndeshjes: kanë humbur tifozët, kanë humbur imagjinatën, kanë humbur tensionin. Beteja përpara betejës, atë që Guerrils e Fanatics ndërtonin në shkallët e stadiumit, ishte epike, me inteligjencë për të ngacmuar plagën me pikat e dobëta të kundërshtarit, duke rritur nervozizmin.

Ishte aq bukur të shihje koreografinë që i bënte ziliqare të gjithë skuadrat e tjera të Superiores, të mësojë intepretimin e një filozofie përmes banderolave e të emocionoheshe në tymnajën që pushtonte stadiumin. Ishte e bukur, nëse mund të thuhet kështu, edhe konfrontimi mes tyre, sepse një derbi ka edhe gjuhën e tensionit. Ndërsa tani do të duhet ti kthehemi kujtimeve të 27 shtator 2014 në atë 0-0 ku një pjesë e shihnin ndeshjen tek Selvia e një pjesë në Laprakë. Pikërisht në lagjet simbolike luhet derbi i tifozëve, atë që në fushën e shurdhët do ta luajnë dy skuadrat e kryeqytetit...

Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi dhe kjo mbetet në fuqi edhe me stadiumin bosh.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI