Flash

Rrahja e tifozit në FA Cup: katër javë skualifikim për Dier

Lapsi.al 8 July 2020
Rrahja e tifozit në FA Cup: katër javë skualifikim për Dier

Futbollisti i Tottenham Eric Dier është skualifikuar për katër ndeshje, për shkak se u ngjit në shkallët e stadiumit për tu përballur me një tifoz, pas humbjes së skuadrës së tij në Kupën e Anglisë në muajin mars.

Incidenti ndodhi pasi Tottenham humbi me penallti kundër Norëich, kur Dier po drejtohej drejt një zone të fushës përballë tribunës ku ndodheshin i vëllai i vogël e familja. Dier është ofenduar verbalisht nga një spektator, duke e bërë vëllain e lojtarit të reagojë.

Dier është ngjitur në shkallët e stadiumit me shpejtësi sapo ka parë të vëllain të zihet me spektatorin. Dier arriti të konfrontohet me tifozin, përpara se të ndalej nga forcat e sigurisë. Lojtari është skualifikuar për sjellje "kërcënuese" e është gjobitur me 50.000 stërlina.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI