Flash

"Kartona të verdhë të shënjestruar kundër nesh": Lazio e ka me arbitrat italianë

Lapsi.al 8 July 2020
"Kartona të verdhë të shënjestruar kundër

Dy humbje radhazi për Lazion në Serie A e ëndërra titull nuk është zhdukur plotësisht vetëm për shkak të disfatës së Juventus në shtëpinë e Milan. Skuadra e Simone Inzaghi po lufton kundër emergjencës së dëmtimeve, por për Arturo Diaconale motivet e rrëzimit janë të tjerë: "Kundër Torinos pati kartona të verdhë të shënjestruar (Immobile e Caicedo rrezikonin) e penalltia për Lecce nuk ishte - komentoi drejtori i komunikimit të Lazios -. Nuk ka asnjë komplot, por faktorë të tillë vendosin ele të themi që rifillimi ynë i kampionatit ishte i vështirë".

Në shënjestër të Diaconale janë kartonët e verdhë të marrë kundër Torinos nga Immobile e Caicedo që kanë detyruar Simone Inzaghi të përballej me Milan (0-3) pa qendërsulmues: "Pësuam ndëshkime me të verdha të shënjestruar kundër granata. Duke përjashtuar qëllimin e komplotin, janë sidoqoftë faktorë që vendosin". Edhe në penalltinë e akorduar për Lecce, gabuar më pas nga Mancosu, Diaconale ka dicka për të thënë: "Penalltia nuk ishte, nëse pastaj u gabua është cështje tjetër. Duhen riparë rregullat, e nëse prekja me dorë është gjithnjë penallti, të vendoset".

Aspekti fizik është i pamohueshëm se po penalizon Lazion: "Në Lecce duhet të kishim bërë një ndeshje administrimi e kundërsulmi, por djemtë nuk arritën ta bënin. Janë limite që varen nga faktorë fizikë, edhe për vetë arbitrat. Do shohim cdo të ndodhë".

Të këshilluara

Video/ Rabiot, gol titulli në San Siro

Juventus merr avantazhin në San Siro në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin kampion, në kohën kur Lazio është mundur në Lecce. Adrian Rabiot ka shënua...

23:03

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI