Flash

Katër javë për një kafshim: i ka kushtuar rëndë Patric 'shija' e Donatit

Lapsi.al 8 July 2020
Katër javë për një kafshim: i ka kushtuar rëndë

I ka kushtuar rëndë mbrojtësit të Lazios Patric kafshimi që i dha mbrojtësit të Lecce Donati në fundin e trazuar të sfidës në Via del Mare. Lojtari bardhekaltër, ndëshkuar me karton të kuq në kohën shtesë, është skualifikuar për katër javë nga Gjykatësi Sportiv i Serie A. Patric është ndëshkuar edhe me një gjobë 10mijë euro.

Katër javë dënim për Patric e gjobë për motivin, shkruhet në dokumentin e Gjykatësit sportiv, "se në të 48° të pjesës së dytë, i ka dhënë një të kafshuar në krahë një kundërshtari, pa i shkaktuar megjithatë lëndime; shkelja është zbuluar nga VAR".

Ndërkohë, ka mbërritur edhe ndjesa e Patric për kundërshtarin në Instagram: "Giulio Donati të kërkoj ndjesë për gjestin që bëra: ishte mungesë kthjelltësie. Ndërkohë, të uroj shumë fat ty e skuadrës tënde për pjesën e mbetur të kampionatit". E menjehershme përgjigjia: "Janë gjëra që në momente tensioni të lartë mund të ndodhin, kur dikush e kupton gabimin e kërkon ndjesë gjëja mbetet në fushë pa mërira".

Të këshilluara

Video/ Rabiot, gol titulli në San Siro

Juventus merr avantazhin në San Siro në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin kampion, në kohën kur Lazio është mundur në Lecce. Adrian Rabiot ka shënua...

23:03

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI