Flash

Arriti rekordin, tani Buffon mendon të ardhmen: "Mund të stërvisë Juventus"

Lapsi.al 8 July 2020
Arriti rekordin, tani Buffon mendon të ardhmen: "Mund të

"Buffon duhet të bëjë trajneri sipas meje. Kupton nga futbolli e ka nmjë eksperiencë të tillë që mund të administrojë cilëndo dhomë zhveshje". Silvano Martina, ish-lojtar e menaxher i Gigi Buffon, ka dhënë disa deklarata shumë interesante për Radio Kiss Kiss Napoli. Mbi mundësinë që Buffon të bëhet një ditë trajneri i Juventus, Martina nuk është fare skeptik: "Për mua mund të bëhet. Diferenca mes tij e portierëve të tjerë është se ai thjeshton gjithcka, është një dhuratë e natyrës që ai e ka".

Martina është ndalur pastaj mbi pasuesit e mundshëm të Buffon me fanellën e kombëtares: "Meret e Perin janë dy portierë të rëndësishëm. Një herë fola me Gigi për Meret e ai më tha se mund të bëhet një nga portierët më të mirë në Itali. Nuk duhet të harrojmë Gigio Donnarumma. Është një kampion fizikisht e teknikisht, është super. Koha do të thotë gjithcka. Donnarumma e Meret do të jenë portierët e të ardhmes së Kombëtares italiane. Mendoj se janë dy djemtë më premtues të futbollit italian për momentin. Perin ndërkohë është një siguri. Shkolla e portierëve italiane është gjithnjë më e mira në botë. E kam parë Meret me të rinjtë e Udinese vite më parë e më impresionoi mënyra e tij e të qendruarit në portë".

Të këshilluara

Video/ Rabiot, gol titulli në San Siro

Juventus merr avantazhin në San Siro në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin kampion, në kohën kur Lazio është mundur në Lecce. Adrian Rabiot ka shënua...

23:03

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI