Flash

Tragjedi në det: humb jetën duke peshkuar kampioni i snowboard Pullin

Lapsi.al 8 July 2020
Tragjedi në det: humb jetën duke peshkuar kampioni i snowboard Pullin

Alex Pullin, dy herë kampioni i botës i snowboard, humbi jetën në Australi po bënte peshkim nënujor, sipas asaj që bën të ditur BBC. Pullin, që ishte 32 vjec e kishte lindur në Mansfield në shtetin australian të Victorias, u mbyt pranë një plazhi në Gold Coast të Queensland, në veri të vendit. Pullin, që njihej nga të gjithë si "Chumpy", ishte flamurtar i Australisë në Olimpiadën dimërore të Sochi të 2014.

Kampioni kishte përfaqësuar vendin e tij në disiplinën e snowboard cross edhe në Olimpiadat e 2010 e 2018. Pullin është gjetur pa ndjenja nën ujë nga një zhytës që po futej në ujë e më pas është nxjerrë në breg nga plazhistët. Atij i është dhënë ndihma e parë në tentativë për ta rianimuar, por pa sukses.

Të këshilluara

Video/ Rabiot, gol titulli në San Siro

Juventus merr avantazhin në San Siro në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin kampion, në kohën kur Lazio është mundur në Lecce. Adrian Rabiot ka shënua...

23:03

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI