Flash

Mourinho 'dorëlëshuari' më i madh: pesë trajnerë në 20 vjet kanë shpenzuar 1 miliard euro secili

Lapsi.al 9 July 2020
Mourinho 'dorëlëshuari' më i madh: pesë

Trajnerët kanë mënyra të ndryshme pune: dikush kërkon lojtarë të sprovuar, me koston për të shpenzuar më shumë, një tjetër kërkon ti japë vlerë të rinjve, ende të panjohur, duke i kursyer para klubit, por në fund kërkojnë gjithnjë të fitojnë. Në klasifikimin e publikuar nga Transfermarkt ekspertët janë përqendruar më shumë në kategorinë e parë të teknikëve, ata dorëlëshuar: pak surpriza, emrat janë ata që të vijnë në mendje, por interesante është të dish se pesë prej tyre në 20 vitet e fundit kanë shpenzuar mbi një miliard euro në merkato për të blerë lojtarë të rinj.

Në krye është José Mourinho, pranë shifrës së 100 blerjeve, por që ka kaluar miliardin e shpenzimeve. Madje është gati tek dyshi. Në podium është edhe Guardiola (që dy të tjerëve "i lejon" ndonjë 10 vjet, duke e bërë mesataren e shpenzimeve më të lartë) e Ancelotti, jo rastësisht të gjithë trajnerë që kanë drejtuar shoqëri të fuqishme e të pasura. I katërti Pellegrini, që për 86 blerja ka shpenzuar 1,13 miliard euro.

Në 10 vendin e pestë është Allegri ("ndihmuar" nga viti i pushimit për të mos kaluar vende të tjera në renditje). Edhe tekniku livornez e ka kaluar barrierën e miliardit, duke lënë pas Simeone e Venger. Dy teknikët e tjerë spanjollë Valverde e Benitez kanë lënë vetëm vendin e 10 për Conte, në rritje të fortë në këtë renditje të vecantë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI