Flash

Lamtumirë San Siro! Stadiumi i ri i Milanos gati në 2024-ën

Lapsi.al 9 July 2020
Lamtumirë San Siro! Stadiumi i ri i Milanos gati në 2024-ën

"Me të ardhurat nga stadium mund të blihet një skuadër e tërë": me këtë frazë të rëndësishme, gjatë intervistës për Corriere della Sera, presidenti i Milan Paolo Scaroni është kthyer të nënvizojë rëndësinë strategjike për të patur në kohë të arsyeshme një impiant të ri, San Siron e ri në dispozicion të kuqezinjve e të Inter. Një cështje tashmë, mes hapjeve e mbylljeve, që zvarritet prej kohësh por që për Scaronin ka marrë drejtimin e duhur: "Besoj se jemi në rrugën e duhur. Komuna na ka bërë një propozim që nuk na pëlqen shumë sepse ka reduktuar kërkesat tona për ndërtim, por që i pranuam sepse duhet të zgjidhim pjesën politike të cështjes".

"Sot jam optimist me arsye, më duket se Komuna ka përqafuar projektin për të patur një stadium të ri e edhe opozita e sheh në favor". Parashikimi për projektin duket se është ai i fillimit, por duket se nuk bëhet fjalë më vetëm për aludime: "Stadiumi do të jetë gati për 2024. Do të ketë një fazë në të cilën stadiumi i ri do të kompletohet e San Siro ende në këmbë: do të vendosë kryebashkiaku ku të kryejë ceremoninë (e Olimpiadës Dimërore), më duket e cuditshme të mos përdoret impianti i ri. Pastaj do të nisë rifunksionalizimi i San Siros, që do të kushtojë 74 milionë euro e do të lejojë të shpëtojmë pjesë të stadiumit të vjetër në një park për sportin".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI