Flash

Sherr masiv në Getafe-Villarreal: futbollistët rrihen në tunel, ndërhyn policia

Lapsi.al 9 July 2020
Sherr masiv në Getafe-Villarreal: futbollistët rrihen në tunel,

Në Coliseum, në përfundim të sfidës mes Getafe e Villareal, që arriti të dalë me tre pikë, gjakrat janë ndezur më tepër se cduhet. Deri aty, ku sipas asaj që tregon AS, në fund të ndeshjes shpërtheu një rrahje masive mes lojtarëve, që ka detyruar forcat e sigurisë dhe policisë të ndërhyjnë brenda impiantit të Getafe.

Ndeshja në fakt ishte shumë e rëndësishme. Madje gati një ndeshje me eleminim direkt për të vendosur se cila nga skuadrat duhet të luftojë deri në fund me Sevilla për vendin e katërt që të con në Champions League. Villarreal mbërriti në Getafe në vendin e pestë, me vetëm një pikë përpara rivalëve. Pastaj me një tjetër provë fantastike të Santi Cazorla kanë fituar ndeshjen. Por tensioni i një ndeshje të tillë shpërtheu në momentin që arbitri sinjalizoi fundin, duke nisur sherrin të gjithë kundër të gjithëve.

Që gjatë ndeshjes ishin shkëmbyer ofendime mes pankinave, por në fund ndodhi rrëmuja e madhe, që kërkoi ndërhyrjen e policisë për të vendosur qetësinë. Fyerjet dhe provokimet verbale i lanë vendin goditjeve, madje edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes. Një fund i papritur që tani mund të ketë pasoja disiplinare, duke qenë se në relacion kanë përfunduar edhe tre lojtarë të Getafe…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI