Flash

Lyles theu rekordin e Bolt në 200 m: gara e pavlefshme, atleti i skualifikuar

Lapsi.al 10 July 2020
Lyles theu rekordin e Bolt në 200 m: gara e pavlefshme, atleti i

Për disa minuta Noah Lyles ka ëndërruar se është futur drejt e në historinë e atletikës, pastaj erdhi zgjimi i hidhur. Eshtë i pabesueshëm episodi që ndodhi dje në rastin e Inspiration Games në Zyrih, ku atleti amerikan, kampion i botës në 200 metra në Doha, ka vrapuar distancën në kohën 18"90 sekondi, duke rrëmbyer rekordin botëror, që i përket të madhit Usain Bolt nga 2009, kur e ndali kronometrin në 19"19 sekonda.

Një lumturi e mbytur në fyt, duke parë se pak minuta më pas arbitrat kanë kuptuar se Lyles ishte nisur nga pozicioni i gabuar e kishte përshkruar vetëm 185 metra, 15 më pak se parashikimi.

Përvec befasisë, vjen edhe dëmi: Lyles është skualifikuar nga gara dhe fitorja i shkoi francezit Lemaitre. "Nuk mund të luhet me emocionet në këtë mënyrë... më vunë në korsinë e gabuar", shkroi në twitter Lyles që në karrierë në 200 metra ka një rekord personal prej 19"50.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI