Flash

Lamtumirë Jackie Charlton, legjenda e vetme angleze e adhuruar në Irlandë

Lapsi.al 11 July 2020
Lamtumirë Jackie Charlton, legjenda e vetme angleze e adhuruar në

Nuk duhet të ketë qenë e thjeshtë të jetosh nën hijen e një legjende si i vëllai Bobby, ndoshta futbollisti anglez më ikonë në historinë e futbollit. Por Jack, ose Jackie, nuk jepte idenë se shqetësohej shumë. Madje, idea që jepte ishte e një personi me të cilin do të shkojë me dëshirë në në pub duke folur për futbollin ose peshkimin, pasioni tjetër i tij. Charltoni tjetër, si thirrej shpesh pa të drejtë, u nda nga jeta pas 85 vitesh të jetuara në mënyrën e tij.

Një emblemë e Leeds, ku koleksionoi 773 prezenca duke u futur direkt në historinë e klubit, ai ka arritur titullin kampion bote me fanellën e Anglisë në 1966. Në atë edicion ishte prezent në të gjitha sfidat që kanë sjellë lojtarët e Mbretëreshës në fronin më të lartë të planetit. I rreshuar si mbrojtës qendre krah Bobby Moore, ai ishte shpirti i atj reparti. Të kaloje në anët e tij, ishte shumë e komplikuar.

Karriera sitrajner e bëri të njohur në të gjithë botën për eksperiencën në drejtimin e Irlandës, që i udhëhoqi drejt arritjeve të paimagjinueshme. Në Europianin e 1988 mundi Anglinë duke i dhuruar ishullit të mrekullueshëm katolik momente euforie sa për të zbehur festën e San Patrizio. Në Itali '90 u ndal vetëm në cerekfinale kundër vendasve, që kaluan vetëm me një gol të Schillaci.

Katër vjet më pa kishte përballë sërisht Kombëtaren italiane, këtë herë drejtuar nga Sacchi, të cilën e befasoi duke e mundur 1-0 në ndeshjen e parë të grupit në Usa '94. Ishte e pamundur të mos e doje këtë skuadër që luante gjithnjë në të njëjtën mënyrë, pa shumë sofizma, gjithnjë në kërkim të lojës ofensive. E ishte e pamundur të mos doje atë, të madhin Jackie. Të vetmin anglez të adhuruar në Irlandë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI