Flash

F1, shi i vrullshëm në Spielberg: anullohen provat e lira, rrezikon pole position

Lapsi.al 11 July 2020
F1, shi i vrullshëm në Spielberg: anullohen provat e lira, rrezikon
"Kohët e shënuara në sesionin e dytë të provave të lirë mund të përcaktojë startin e nisjes së garës së të dielës, nëse reshjet e rrëmbyeshme të shiut do të vazhdojnë gjatë ditës". Një tweet i Formula 1 nuk lë të shpresohet asgjë e mirë në prag të kualifikueseve të GP të Stiria, në Red Bull Ring të Spielberg. Mbi cirkuitin austriak, në fakt, vazhdon të bjerë shi i fortë e provat e treta janë anulluar zyrtarisht, por në rrezik është edhe sesioni i kualifikueseve të programuar në orën 15. Michael Masi, drejtori i GP të Stiria, që të premten kishte hipotezuar skenarët e mundshëm për të shtunën. "Në rastin më të keq do të jemi të detyruar të mos e zhvillojmë sesionin e tretë të provave të lira e kualifikueset pasdite, në këtë rast për pole position do të vlejnë kohët në sesionin e dytë, që janë zhvilluar të premten pasdite". Ndërkohë, për shkak të kushteve të vështira në pistë, është pezulluar gara e F3 pas 15 xhirosh nga 24 të parashikuara, e fitorja i është dhënë 17 vjecarit danez Frederik Vesti, që në momentin e ndërprerjes ishte në krye të garës me makinën e tij Prema.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI