Flash

Pole position nën shiun e Spielberg për Hamilton, katastrofë Ferrari

Lapsi.al 11 July 2020
Pole position nën shiun e Spielberg për Hamilton, katastrofë

Lewis Hamilton arrin pole position në Cmimin e Madh të Stirias në përmbytjen e Spielberg duke mundur Max Verstappen (+1.216), Carlos Sainz Jr. (+1.398) e shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas (+1.428). Ferrari nuk shkoi dot më shumë se koha e 10 e Sebastian Vettel (+2.378) dhe e 11 e Charles Leclerc.

Koha e pestë më e mirë për Esteban Ocon dhe e gjashta për Lando Norris, që megjithatë do të niset i nënti për shkak të penalitetit të marrë në provat e lira.

Në fakt, u mendua se nuk do të zhvilloheshin garat kualifikuese në Austri, pasi u anulluan provat e treta të lira dhe Formula 1 postoi njoftimin se, "Kohët e shënuara në sesionin e dytë të provave të lirë mund të përcaktojë startin e nisjes së garës së të dielës, nëse reshjet e rrëmbyeshme të shiut do të vazhdojnë gjatë ditës". Mbi cirkuitin austriak, ranë reshje të forta shiu, por që ulën intensitetin përpara se të nisin kualifikueset e programuara në orën 15.

Ndërkohë, për shkak të kushteve të vështira në pistë, është pezulluar gara e F3 pas 15 xhirosh nga 24 të parashikuara, e fitorja i është dhënë 17 vjecarit danez Frederik Vesti, që në momentin e ndërprerjes ishte në krye të garës me makinën e tij Prema.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI