Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Drejtuesit e lojtarët e Lazios sherr në dhomat e zhveshjes: Lotito i tërbuar grumbullon skuadrën

Lapsi.al 12 July 2020
Drejtuesit e lojtarët e Lazios sherr në dhomat e zhveshjes: Lotito i

Humbja me Sassuolo, e treta radhazi për Lazion, ka ndezur gjakrat në dhomat e zhveshjes bardhekaltër në fund të ndeshjes. Diskutim i ashpër, që ka rrezikuar të përfundojë në grushta mes Acerbi e drejtorit shëndetësor Ivo Pulcini. Diskutim i lindur mbi të gjitha për shkak të dmtimeve të shumta që po regjistrohen e që limitojnë zgjedhjet e teknikut Inzaghi.

Cështja e stafit mjekësor, përfshirë fizioterapistët, prej vitesh është thembra e Akilit e klubit. E debati që për pak degjeneroi brenda dhomave të zhveshjes pas ndeshjes me Sassuolo, është epilogu i një cështje që zvarritet prej kohe. U thanë fjalë të rënda edhe mes lojtarëve me akuza të ndërsjella për impenjim të dobët. Nëse stafi mjekësor ka përgjegjësitë e tij, një mea culpa duhet të bëjnë edhe ata që kanë studiuar përgatitjen atletike gjatë lockdoën.

MOHIMI I IVO PULCINI

"Është gjithcka false dhe e shpikur. Me Francesco Acerbi jemi shumë miq, e vlerësoj si sportist e si njeri e në fund të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, jemi përqafuar si gjithnjë. Jam mjek sportiv e kuptoj e nuk gjykoj një nervozizëm të ligjshëm, në rast humbje”, me këto fjalë për Calciomercato.it përgjegjësi shëndetësor i Lazios Ivo Pulcini ka dashur të mohojë zërat për një sherr në Olimpico.

LOTITO I TËRBUAR, GRUMBULLON SKUADRËN

Claudio Lotito, ai që kërkonte me ngulm rifillimin e kampionatit, i iluzionuar nga ëndërra titull, sheh tashmë skuadrën përtokë fizikisht, mentalisht, në kufirin e një krize nervash pas tre humbjesh radhazi. Kërkon e pretendon, me të drejtë, shpjegime presidenti i Lazios. E mes hipotezave është edhe një grumbullim i gjatë: nga Udine, të mërkurën e ardhshme, në sfidën e Torinos me Juventus të hënën 20 korrik pa kaluar nga Roma. Edhe kjo pjesë është cështje debati mes skuadrës e shoqërisë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI