Flash

Video/ Fiorentina befason Kumbullën në shtesë: rikuperim i cmendur i Parmës

Lapsi.al 12 July 2020
Video/ Fiorentina befason Kumbullën në shtesë: rikuperim i

Rezultate interesante në Serie A, me përmbysje e rikuperime, që në fund dhuruan tre barazime, një fitore të skuadrave udhëtuese e një vendase. Ndodh gjithcka në Tardini, ku Parma rikuperoi dy gola ndaj Bolonjës, ndërsa Fiorentina arriti Veronën vetëm në fund të takimit. Pandev e Schone shkatërruan Spal, ndërsa Sapmdoria befasoi Udinesen në shtëpi 3-1: Lasagnas iu përgjigjen Quagliarella, Bonazzoli e Gabbiadini. Vetëm 0-0 mes Cagliari e Lecce, që mbetet e treta nga fundi.

PARMA 2-2 BOLOGNA

Derbi i cmendur emilian: në Parma përfundon 2-2, me Bolonjën në avantazh të dy golave me Danilon në të 3' e Soriano në të 16'. Rikuperimi i dukalëve u konkretizua në kohën shtesë: Kurtic e Inglese shënuan në të 93' e 95'.

FIORENTINA 1-1 VERONA

Dush i ftohtë në javën e 32 për Hellas Verona, barazoi 1-1 në fushën e Fiorentinës. Skuadra e Juric mori avantazhin me Faraonin në të 18', por u befasua nga një Fiorentinë që e pati të vështirë të futej në ndeshje, por barazoi me Cutrone në të 96'. Për verdheblutë, që vinin nga barazimi me Inter, gara për Europën bëhet edhe më e vështirë: suksesi vazhdon të mungojë nga 1 korriku kundër Parmës.

GENOA 2-0 SPAL

Fitore e rëndësishme e Grifonëve, e para në kampionat nga marsi. Gjithcka keq për miqtë, përvec Letica që priti penalltinë ndaj Iago Falque. Genoa mposhti 2-0 përballë Spal, gjithnjë në fund të renditjes së Serie A. Ndeshje me sens unik në Marassi, ku Grifonët morën avantazhin në të 24' falë Goran Pandev e gjeti dyfishimin në të 54' me një goditje dënimi mjeshtërore të Lasse Schone.

ITALY - SERIE A

Genoa 2 - 0 SPAL

Cagliari 0 - 0 Lecce

Fiorentina 1 - 1 Verona

Parma 2 - 2 Bologna

Udinese 1 - 3 Sampdoria

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI