Flash

Sot i pashë të trembur

Lapsi.al 10 July 2020
Sot i pashë të trembur

Nga Astrit Patozi

Nuk shoh që sot të ketë ndodhur ndonjë gjë për t'u gëzuar shumë, sepse mendoj që do të ketë rrugë të gjatë përpara. Është ende herët për të parashikuar me saktësi finalen e 30 korrikut në parlament dhe nuk është çudi që hapja e kutisë së Pandorës nga Edi Rama të jetë një taktikë politike, të cilës mund të mos i shkohet deri në fund.

Dhe nuk përjashtohet që të tërhiqet papritur një ditë, me duart lart, i mposhtur gjoja nga presioni faktorit ndërkombëtar, duke shprehur keqardhjen që nuk iu plotësua dëshira e zjarrtë për më shumë liri dhe demokraci në Shqipëri.

Me këtë rast do të përfitonte vetëm shmangien e kostos për pengimin e hapjes së listave përballë shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që janë shprehur në një mijë mënyra se e duan atë. Natyrisht, unë uroj të kundërtën, që listat të hapen, dhe jo thjesht të bëhet debat për këtë temë. Edhe pse kjo gjë gjithësesi do të ishte vetëm një hap i vogël në drejtimin e duhur, sepse reforma zgjedhore duhet të plotësohet me elementë të tjerë të rëndësishëm që të ketë realisht vlerë.

Por kjo ndoshta nuk ka shumë rëndësi, sa kohë që askush nuk mund të vërë dorën në zjarr për rrjedhën që do të marrë kjo çështje deri në fund të muajit. Ndërkohë, ajo që mund të thuhet me siguri sot është fakti se kauza e drejtë e ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri ka nisur të funksionojë, duke gërryer në radhë të parë kështjellat, deri dje të pamposhtura të pashallarëve dhe mbrojtësve të statuskuosë.

Nuk dua të merrem me cilësinë e argumenteve të dy udhëheqësve të mëdhenj të popullit dhe të partisë, por sot m'u dukën të trembur. Natyrisht, secilin në stilin dhe mënyrën e vet. I gjithë halli i tyre ishte për të mos e mbajtur në shpinë përgjegjësinë e mbajtjes mbyllur te listave, mundësisht për t'ia lënë tjetrit në prehër. Gjithçka tjetër pastaj ishte teatër nga ai më i rëndomti, që jemi mësuar të shohim për dekada në Tiranë, ndaj edhe nuk na çudit shumë.

Por edhe për kaq them se ia vlejti. Dhe ky ishte, në fakt, i vetmi lajm i mirë, që u prodhua pa dashje për publikun prej frëngjive të shkaktarëve kryesorë të gjendjes dëshpëruese të politikëbërjes dhe demokracisë në Shqipëri.

Që do të thotë se nuk është më tabu. Diga ka nisur të çahet dhe pikërisht ata, "të gjithëpushtetshmit" e kanë ndjerë tamam tërmetin. Sepse koha punon për ndryshimin, edhe pse ndoshta ngadalë.

Të këshilluara

Infektohet me koronavirus Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Lajmin e bën të ditur vetë Mustafa, i cili shkruan në ‘Face...

14:43

PS: ‘OK’ për hapje listash

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi para kamerave se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare. “Nga ana e opo...

13:17

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI