Flash

Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese

Lapsi.al 10 July 2020
Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim

Miratohen kërkesat e opozitës nga Komisioni i Ligjeve. Opozita parlamentare kërkon: hapje të listave, pragun 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër sot ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte. Kërkesat e opozitës u mbështetën edhe nga maxhoranca.

Miratohet me 16 vota pro paketa me ndryshime kushtetuese, propozuar nga opozita e re. Vendimi u mor pas 2 orësh gjatë Komisionit të Ligjeve, ku pas diskutimeve u miratuan kërkesat e bëra nga opozita për: hapje të listave, pragun zgjedhor 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte. Por, nuk kanë mjaftuar 16 votat.

Deputetët e opozitës së re, akuzuan njëri-tjetrin për falsifikim firmash. Konkretisht, deputeti Adriatik Alimadhi akuzoi deputetin Kostaq Papa, se ka lejuar dikë tjetër që të votojë në vend të tij. Ndërkohë që “skena u mbulua menjëherë me ndërhyrjen e Vasilika Hysit dhe Myslym Murrizit, të cilët morën në mbrojtje votën e dyshimtë të Papës. Vetë deputeti tha se do të votojë sërish për të bindur të gjithë se është pro ndryshimeve Kushtetuese.

 

Që prej nisjes së diskutimit për ndryshimet Kushtetuese, maxhoranca ka qenë pro ndryshimeve të propozuara nga Myslym Murrizi. Përballë këtyre ndryshimeve ka qenë opozita PD-LSI, por edhe ndërkombëtarët. PD e LSI kanë kundërshtuar me forca manovrat për ndalimin e koalicioneve zgjedhore, që nëse miratohen në Kuvend, atëherë PS dëshiron të mos lejojë epërsinë e një koalicioni të madh opozitar që i shkatërron ëndrrën për një mandat të tretë elektoral. Prapa kostumit të Myslym Murrizit dhe kërkesës për lista të hapura, u fsheh projekti për koalicione parazgjedhore, por që tashmë do të jetë zyrtarisht brenda në Kuvend.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme vjen si më poshtë nga Meteoalb. Masat ajrore të ngrohta do të mbeten prezente në vendin tonë duke bërë që të mbizotëroj...

09:03

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI