Flash

Basha reagon ashpër pas deklaratës së Ramës për listat e hapura: Më i tmerruar se Ramiz Alia në ditët e fundit

Lapsi.al 10 July 2020
Basha reagon ashpër pas deklaratës së Ramës për listat

Lulzim Basha doli në konferencë pasi Partia Socialiste u deklarua e gatshme të plotësojë kërkesën e opozitës parlamentare për hapjen e listave zgjedhore, çka do ti japë fund koalicioneve parazgjedhore.

Përpara mediave ai deklaroi se me këtë lëvizje, Rama ka prishur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me opozitën në rezidencën e ambasadës Amerikane.

“Falenderoj përfaqësuesit e medias që sot para syve tuaj keni pasur njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme që Shqipëria ka njohur në 30 vite. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e zgjedhjeve sot ka arritur një majë papërgjegjshëmërie që se ka pasur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit.

Një nga rekordet që do të thyejë është ajo e një kryeministri në ikje më të tmerruar se kushdo. Në esencë sot ai ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën u investuan forcat politike me ndërmjetësimin e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe në këtë marrëveshje ishte qendrore arritja e dakordësisë për reformën zgjedhore, kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”, - tha Basha.

Kujtojmë se nga BE dhe SHBA është kërkuar votimi i marrëveshjes së 5 qershorit, pa ndryshimet e fundit të Ramës.

Të këshilluara

Infektohet me koronavirus Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Lajmin e bën të ditur vetë Mustafa, i cili shkruan në ‘Face...

14:43

PS: ‘OK’ për hapje listash

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi para kamerave se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare. “Nga ana e opo...

13:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI