Flash

Pirueta me listat e hapura/ Rama: Nuk shantazhohemi, pamundësohen koalicionet parazgjedhore

Lapsi.al 10 July 2020
Pirueta me listat e hapura/ Rama: Nuk shantazhohemi, pamundësohen

Edi Rama foli për ndryshimin e sistemit për të realizuar listat e hapura, dhe bëri të qartë se në këtë mënyrë pamundësohen koalicionet parazgjedhore.

Rama thotë se edhe për këtë ka një zgjidhje, pasi subjektet mund të arrijnë marrëveshje për të dalë me një subjekt unikal brenda një liste të përbashkët.

"Sa i përket pjesëve të tjera. Jemi në kushtet kur po përpiqemi të gjitha palët të kenë zërin e tyre, vendin e tyre. Të marrin nga procesi ato që duan. Patjetër që listat e hapura, e bëjnë të pamundur, formulën e koalicioneve. Se i bie që në një fletëvotimi të kemi llogariteni aritmetikisht, 40 parti këtej, 40 andej, nga 35 secili në Tiranë, një fletë votimi që do ishte një qylym nga Universiteti tek monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë që të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshjet e tyre dhe të kenë subjekt unikal.”- tha Rama, i cili vazhdoi duke thënë se nuk po cënohet marrëveshja e 5 qershorit, dhe se opozita nuk duhet të bëjë presione e shantazhe.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

 Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit: Votoni marrëveshjen e 5 qershorit 

“Sistemi nuk preket, mekanizmi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. E fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kujës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit po bëhet dicka kriminale është krejtësisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk munnd të preket nga PS dhe këtu është ngërçi i vetëm që ne kemi me opozitën parlamentare. Ne do të kërkojmë deri në fund nga opozita parlamentare që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve. Ky është problemi i tyre, ata janë kundër që administrimi i zgjedhjeve të kryhet nga partitë politike. As mua s’më pëlqen fare kjo zgjidhje, por ky është lëshimi i madh që ne kemi bërë dhe kështu opozita jashtëparlamentare s’ka asnjë alibi për të kërkuar apo pretenduar në funksion të proceseve, sepse është pjesëmarrëse.

Ideja që hapja e listave prish marrëveshjen është një cmenduri. Natyrisht që kërcënimet dhe aludimet se po u bë kjo, ne do bëjmë kështu e ashtu, nuk e ndihmojnë procesin në raport me Evropën. Asgjë nuk bëhet dot me kërcënime e shantazhe. Në raport me Evropën ne jemi absulisht të qartë. Do të ishte shqetësuese nëse PS do të shfrytëzonte këtë situatë apo do të përdorte rrugë të padenja për të garantuar që do ta cojë sistemin drejt ndonjë ndryshimi, që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh këtë cënim të procesit të integrimit, kjo është marrëzi”, deklaroi Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

PS: ‘OK’ për hapje listash

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi para kamerave se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare. “Nga ana e opo...

13:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI