Flash

"Duam 50 mijë euro, na ke ngacmuar mamanë", historia e grupit nga Tirana që vinte gjoba përmes Facebook

Lapsi.al 10 July 2020
"Duam 50 mijë euro, na ke ngacmuar mamanë", historia e

Është raportuar shpesh ekskluzivisht për të rinj që po përdorin rrjetet sociale si mjet përfitimi të shpejtë. Një ndër to është edhe aksesimi i Facebook duke vjedhur llogaritë personale të të tjerëve e duke kërkuar para në formë urgjente. Grupi më i fundit i zbuluar dhe nën hetim përdor pikërisht këtë formulë, pohoi një burim.

Burimi policor tregoi se si nëntë të hetuarit më të fundit ku bëjnë pjesë edhe femra, studionin gjendjen sociale të viktimave të tyre dhe më pas sulmojnë llogarinë Facebook.

Një rast i denoncuar më herët bën fjalë pikërisht për këtë skemë, ku një person që jeton në Greqi i kërkoi para përmes Facebook një të njohurit të tij, ndërkohë që në të vërtetë ai nuk kishte asnjë dijeni.

Nga Hasi

Por viktimat më të shumta të skemës së vjedhjes së Facebook dhe kërkimit të parave borxh janë emigrantë në Angli, pohoi eksperti i policisë kundër krimit ekonomiko-financiar. Veç personave të zbuluar gjatë javës, ka nën hetim edhe të tjerë që vazhdojnë të gjurmohen. “Nuk mund të themi se sa është shuma e përvetësuar, por dimë të themi që ata për tërheqjen e shumave gjasmë, të marra borxh nga i afërmi përdornin njerëz të papunë që me shumë gjasë i gënjenin me 500 lekë apo 1 mijë lekë, të cilët paraqesin kartën e identitetit dhe marrin shumën”.

Siç bën me dije një burim policor ”, grupi i Facebook, pasi identifikon personat në gjendje të mire ekonomike dhe që kanë të afërm jashtë vendit, ju hakerojnë llogarinë e Facebook dhe ju shkruajnë sikur të jenë të afërmit. në një rast të identifikuar kushëriri fals i shkruan emigrantit.

“Të lutem më ndihmo, kam nevojë për 2 mijë paund, por mos i thuaj askujt në të kundërt, do më divorcojë gruaja, i kam humbur të gjitha të bixhoz…”. Pikërisht mbajtja e sekretit mes kushërinjve ka qenë edhe karremi që e bindte palën tjetër se kushëriri në Facebook kishte nevojë dhe duhej shpëtuar. Deri ditën kur njëri nga viktimat e telefonoi i çuditur të afërmin që së paku duhej ta telefononte dhe e pyeti “a e mbylle hallin?”

Të rinj të talentuar

Bëhet fjalë për të rinj që njohin dhe aksesojnë më së miri jetën virtuale, por edhe teknologjinë, tha burimi, i cili disa herë ka ngritur shqetësimin e krimeve të reja që po ndodhin përmes kibernetikës.

Në një nga dosjet tregohet se si dy të rinj vëllezër me njëri-tjetrin i kërkuan 50 mijë euro një punëdhënësi, me justifikimin na ke ngacmuar mamanë.

Në dosje shkruhet edhe denoncimi i të gjobiturit “Sapo i ka takuar ata e kanë ulur me zor në tavolinë dhe i kanë marrë telefonin duke ja kontrolluar në lidhje me sms që ky shtetas kishte në telefon. Pasi e kanë parë telefonin ia kanë kthyer sërish duke i thënë se i kishte marrë nderin e nënës së tyre (H.) dhe për këtë i kanë kërkuar një shumë prej 50 mijë euro duke e kapur nga këmisha dhe duke e kërcënuar në lokalin ku ata po qëndronin”. I shqetësuar nga kjo situatë e krijuar shtetasi M. R i ka sqaruar ata duke i thënë se kjo që ata mendonin nuk ishte aspak e vërtetë dhe se ishte një keqkuptim nga ana e tyre.

Në vendimin e gjykatës përmendet se si A dhe Xh. T. i vendosën afat se brenda ditës i kërkonin 50 mijë eurot që madje duheshin dorëzuar në qese të zezë që mos të binin të sy.

Përmes telefonit brenda pak orësh njëri nga vëllezërit shkruan “ju kaloj ora” dhe duke i kërkuar detyrimin prej 50 mijë euro” që nëse nuk do i çonin në vendin ku ata i kishin thënë për 2 minuta ata do të bënin namin.

Të rriturit e të dyja familjeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin duke ngritur shqetësimin se çfarë po ndodhte, por ndërkohë nga ana tjetër vëllezërit nuk hoqën dorë derisa në derë ia behu policia që i arrestoi. Për këtë rast gjobëvënieje përmes telefonit, gjykata i dënoi nga 18 muaj burgim duke u treguar bujare jo vetëm për shkak të moshës së re të tyre, por edhe miqësisë që ekzistonte mes dy familjeve.(gazetaSI)

Të këshilluara

Infektohet me koronavirus Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Lajmin e bën të ditur vetë Mustafa, i cili shkruan në ‘Face...

14:43

PS: ‘OK’ për hapje listash

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi para kamerave se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare. “Nga ana e opo...

13:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI