Flash

Porosia e pazakontë e ministrisë për pedagogët: Mos vendosi nota të ulëta

Lapsi.al 10 July 2020
Porosia e pazakontë e ministrisë për pedagogët: Mos vendosi

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë iu kërkon pedagogëve të mos penalizojnë studentët me rezultate shumë më të ulëta se në provimet e mëparshme për shkak të situatës nga COVID-19 dhe mënyrës së re të zhvillimit të mësimit.

Në një e-mail dërguar pedagogëve, MASR kujton rekomandimet e UNESCO, OECD, UNICEF që të kihet një kujdes i shtuar në lidhje me vlerësimin e studentëve duke sugjeruar “shmangien aty ku është e mundur të vendosjes së rezultateve më të ulëta për shkak të situatës”.

“Përshëndetje të nderuar Profesorë,

Uroj të jeni të gjithë mirë! Meqenëse studentët e vitit të fundit në përgjithësi janë duke zhvilluar provimet e sezonit të Korrikut, po ju sjell në vëmendje kujdesin që duhet të jetë më i shtuar në lidhje me vlerësimet (notat) e provimeve përkatëse.

Në të gjitha rekomandimet e organizatave ndërkombëtare, si UNESCO, OECD, UNICEF, rekomandohet që të kihet një kujdes i shtuar në lidhje me vlerësimin e studentëve, duke pasur parasysh situatën dhe mënyrën e re të zhvillimit të mësimit.

Pavarësisht mënyrës së ndryshme të zhvillimit të mësimit, rezultatet e provimeve duhet të jenë të ngjashme me periudhat e mëparshme. Nuk do të ishte e drejtë që studentët të penalizoheshin me rezultate shumë më të ulëta se në provimet e njëjta në vitet e mëparshme, ose në krahasim me semestrat e mëparshëm në lëndë të tjera. Duke qenë se këta student janë të njëjtë si në semestrat e mëparshëm, duhet të shmangim aty ku është e mundur vendosjen e rezultateve më të ulëta për shkak të situatës.

Për shkak të kohës së shkurtër në mes dhënies së provimit dhe publikimit të rezultateve, procesi i vendosjes së notave mund të zgjatet disi, duke përfshirë dhe krahasime me vitet e mëparshme të së njëjtës lëndë, në mënyrë që shpërndarja e notave të jetë e ngjashme me periudhat e mëparshme”, - thuhet në mesazhin për pedagogët.

Të këshilluara

Pushuesi nga Kosova mbytet në Shëngjin

Një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës pasditen e sotme (10 korrik). Trupi i pajetë i pushuesit u gjet rreth orës 17:0...

18:01

Sot i pashë të trembur

Nga Astrit Patozi Nuk shoh që sot të ketë ndodhur ndonjë gjë për t'u gëzuar shumë, sepse mendoj që do të ketë rrugë të gjatë përpara. Është ende herët për t...

17:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI