Flash

Murrizi vë kushte: Në fillim ndryshimet kushtetuese, më pas Kodi i ri Zgjedhor, nuk bëhet fejesa pas dasmës

Lapsi.al 10 July 2020
Murrizi vë kushte: Në fillim ndryshimet kushtetuese, më pas Kodi

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi tha se kryemnistri zbriti me këmbë në tokë, pas pranimit të listave të hapura për zgjedhjet e vitit 2021.

Në një prononcim për mediat, Murrizi u shpreh se edhe të tjerë pro perëndimorë do të ulen me këmbë në tokë, dhe se kjo ishte fitorja e parë e opozitës parlamentare, por edhe e qytetarëve shqiptarë.

Myslim Murrizi: ”Kryeministri ka pranuar kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të artikuluar në kuyvend prej 1 viti nga opozita parlamentare. Ka pranuar që shqiptarët të zgjedhin dhe të mos votojnë. Kjo është një fitore e parë e opozitës parlamentare. Pak më parë ju pata thënë që avash avash kryeministri do të ulej me këmbë në tokë. Këto ditë do të ulen me këmbë në tokë edhe shumë të tjerë, edhe këta pro perëndimorët e mëdhenj, që kanë kërkuar të firmosin, të votojnë për hatër të Europës, të Amerikës. Fitoja e grupit opozitar dhe nismëtarëve pëe ndryshimet kuhstetuese, është fitore e qytetarëve shqiptarë.”

Murrizi deklaroi se në fillim duhen bërë ndryshimet kushtetuese, më pas të votohet kodi i ri zgjedhor, pasi sipas tij, nuk bëhet fejesa pas dasmës.

Myslim Murrizi: ”Rama nuk miraton dhe nuk voton asgjë në konferencë shtypi. Votimi në parim në komision, hap rrugë që ligji të vijë në seancë. Unë nuk kam patur dhe nuk kam rezerva për marrëveshjen e 5 qershorit sepse nuk kam qenë e asaj marrëveshjeje. Pas ndryshimeve kushtetuese, hap rrugë për një kod të ri zgjedhor, dhe në kodin zgjedhor do të kërkojmë me këmbëngulje zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Si mund ta votojmë paraprakisht kodin, kur do të bëhen ndryshime kushtetuese edhe ndryshimet kushtetuese duhet të kenë një kod tjetër. Nuk mund të bëhet fejesa pas dasmës. Kushtetuta është më e madhe se kodi zgjedhor.”

Të këshilluara

Sot i pashë të trembur

Nga Astrit Patozi Nuk shoh që sot të ketë ndodhur ndonjë gjë për t'u gëzuar shumë, sepse mendoj që do të ketë rrugë të gjatë përpara. Është ende herët për t...

17:20

Infektohet me koronavirus Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Lajmin e bën të ditur vetë Mustafa, i cili shkruan në ‘Face...

14:43

PS: ‘OK’ për hapje listash

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi para kamerave se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare. “Nga ana e opo...

13:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI