Flash

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Lapsi.al 10 July 2020
Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për

Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama zgjodhi fillimisht që t’i përgjigjej me një koment në Twitter kreut të opozitës Lulzim Basha duke mohuar të kishte bërë një ofertë “unë President dhe ti Kryeministër”. Ndoshta i është dukur se kjo nuk ka “zënë vend” ndaj kreu i mazhorancës u shfaq në mbrëmje në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel. Rama tha se ishte i keqardhur që politika bie në nivele të tilla.

“Kjo është e pavërtetë sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën. E dyta, unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e trete pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputetët, edhe se kush është kryeministri i radhës. Me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet në pikën derisa tregohen barceleta të tilla” – tha ndër të tjera Rama.

Rama këmbëngul se heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk bëhet për të marrë ai një bonus në zgjedhjet e rradhës duke minimizuar fuqinë e koalicionit opozitar. “Ideja që Edi Rama po e bën këtë sepse ka një interes të vetin është një ide që mund të funksionojë për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin” – u justifikua Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pushuesi nga Kosova mbytet në Shëngjin

Një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës pasditen e sotme (10 korrik). Trupi i pajetë i pushuesit u gjet rreth orës 17:0...

18:01

Sot i pashë të trembur

Nga Astrit Patozi Nuk shoh që sot të ketë ndodhur ndonjë gjë për t'u gëzuar shumë, sepse mendoj që do të ketë rrugë të gjatë përpara. Është ende herët për t...

17:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI