Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Mafia e tokave në bregdet, denoncojnë banorët: Po na grabisin tokën në emër të investimeve strategjike (VIDEO)

Lapsi.al 9 July 2020
Mafia e tokave në bregdet, denoncojnë banorët:  Po na grabisin

“Unpublished” sjell denoncimet e banorëve në jug të vendit, që akuzojnë qeverinë se po u vjedh pronat. Nga Palasa në Kakome, vijnë dëshmi të personave që pretendojnë pronësinë dhe deklarojnë se, shteti nuk po u regjistron tokat, pasi ua ka dhënë njerëzve me pushtet e para.

Banorët pohojnë për “Unpublished”, në Euronees Albania se mos regjistrimi i pronave po i fut në konflikte. Madje, një nga rastet e pasqyruara në emision është ai i debatit mes të afërmve të fisit Ruçi në Dhërmi. Ariadhi Ruçi akuzon për zaptim të tokës pranë detit, stërmbesën e burrit, që është anëtare e Këshillit Bashkiak në Vlorë. Ndërsa kjo e fundit, Adiola Gjoka pohon se për këtë debat mes familjesh, ka bërë edhe ajo kallëzim në organet kompetente.

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Pronave, Artan Lame deklaron nga ana tjetër se, ka një plan për regjistrimin e pronave në jug. Sipas tij, Kadastra e Vlorës do të ristrukturohet pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në harkun kohor të 10 muajve. Regjistrimi do të bëhet nga ekipe nga Tirana me matje në terren dhe hedhje të të dhënave në një hartë të përbashkët. Aty pritet të dalin në dritë mbivendosjet dhe abuzimet që pretendojnë banorët.

Lame dha detaje gjithashtu edhe për sherrin në Lukovë, për të cilin ai vet publikoi videon ku banorët e largonin nga mbledhja. Sipas tij, e bëri këtë për të treguar se mbi çfarë klime po punohet në jug, ku është në lojë pronësia e tokave të bregdetit.

Një tjetër zë eksperti që flet për abuzime me pronat është edhe Ledina Mandija, ish-Avokate e Shtetit, njëherazi ish-zv. kryeministre në qeverinë teknike para zgjedhjeve parlamentare të 2017-s. Abuzimet sipas saj janë kryer ndër vite, shto këtu edhe miksimin tashmë me investimet strategjike. Ky skenar e mbuloi atë që po ndodh me pronat në jug.

Askush nuk di të thotë një afat të saktë kur mbaron hipotekimi i pronave në jug, por një gjë është e sigurtë; ajo hartë do nxjerrë në dritë shumë konflikte të vjetra e të reja. Gjithmonë nëse proces nuk dështon për të tretën herë radhazi./ Euronews Albania

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset 6-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 6-vjeçari ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i mituri, identiteti i të cili ende nuk dihe...

19:49

Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Nga Astrit Patozi Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata që po...

19:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI