Flash

Ramës i dështon skenari me Myslim Murrizin, tjetër deputete deklaron votën pro marrëveshjes me Bashën

Lapsi.al 9 July 2020
Ramës i dështon skenari me Myslim Murrizin, tjetër deputete

Një tjetër deputete e parlamentit që mori mandatin pasi i dogji opozita, ka konfirmuar votën e saj pro marrëveshjes së 5 qershorit të arritur nga PS dhe PD. Suzana Topi shkruan në Facebook se e ka shprehur qëndrimin e saj, prej kohësh dhe vota e saj është për votimin e marrëveshjes pa ndryshime. Deri më tani Rama justifikohej përballë opozitës se nuk i kishte votat në Kuvend për të kaluar marrëveshjen ndërsa nga ana tjetër përdorte Myslim Murrizin për të kërkuar ndryshime kushtetuese dhe ndalim të koalicioneve parazgjedhore mes partive.

Reagimi i Suzana Topit:

Konfirmoj qëndrimin tim ne mbështetje te dakordesise se 5 qershorit. Qëndrimi im është bërë publik edhe me pare.

Konfirmoj votën pro për këtë dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.

Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.

Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!

Të këshilluara

Opozita e re largohet nga Parlamenti

Opozita e re është larguar nga punimet e Parlamentit, për shkak të kërkesave për të mos votuar marrëveshjen e arritur mes PS-PD dhe LSI, ku nuk përfshihen lista...

15:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI