Flash

Bëhen 85 vota në Kuvend, tre deputetë të opozitës: Votojmë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik

Lapsi.al 9 July 2020
Bëhen 85 vota në Kuvend, tre deputetë të opozitës:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjithë këto ditë se nuk ka numrin e nevojshën të votave për të kaluar i vetëm marrëveshjen e 5 Qershorit, por deklarimi i 3 deputetëve të opozitës parlamentare ka ndryshuar të gjithë situatën.

Artur Roshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini deklaruan votuan pro miratimit pa ndryshime të Marrëveshjes së 5 Qershorit në Këshillin Politik me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE.

Kjo çon në 85 numrin e deputetëve, që Rama ka deklaruar se nuk i ka. Pak ditë parë, 3 deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani dhe Suzana Topi deklaruan votën Pro miratimit pa ndryshime të Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Edi Rama zotëron në parlament 79 vota, 74 nga zgjedhjet e 2017-ës dhe aleatët që i janë bashkuar qeverisë nga PDIU me deputetë, PSD me 1 deputet dhe ish deputeti i LSI, Robert Bitri, që e çojnë numrin e deputetëve të kryeministrit në 79.

Të këshilluara

Opozita e re largohet nga Parlamenti

Opozita e re është larguar nga punimet e Parlamentit, për shkak të kërkesave për të mos votuar marrëveshjen e arritur mes PS-PD dhe LSI, ku nuk përfshihen lista...

15:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI