Flash

Merkel: Kapitujt e parë të negocimit me Tiranën dhe Shkupin mund të hapen brenda këtij viti

Lapsi.al 9 July 2020
Merkel: Kapitujt e parë të negocimit me Tiranën dhe Shkupin mund

Perspektiva e pranimit në Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet e Kryesisë së Këshillit të Gjermanisë, tha Kancelarja Angela Merkel, e cila prezantoi programin e veprimtarive të Presidencës gjermane, gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Bruksel. Ajo tha se Berlini dëshiron që Blloku Evropian të hapë kapitujt e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë vit.

"Berlini dëshiron që Blloku Evropian të hapë kapitujt e parë të bisedimeve të pranimit me Shkupin dhe Tiranën këtë vit, si një shenjë e perspektivës së premtuar të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor", tha Merkel para eurodeputetëve.

Ajo theksoi se kjo do të jetë e mundur nëse vendet e mbajnë dinamikën e tyre aktuale të zbatimit të reformës, raporton MIA. Në çdo rast, Kancelari gjerman theksoi se konferencat e para të pranimit para hapjes së kapitujve duhet të zhvillohen këtë vit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po negociojnë në bazë të metodologjisë së re të pranimit në BE, e cila përfshin grupimin e kapitujve në gjashtë grupe të cilat hapen si një e tërë pasi të plotësohen kriteret e nevojshme. Ajo nuk përmendi Malin e Zi dhe Serbinë, vendet që tashmë po negociojnë.

Gjermania mori presidencën e rradhës së BE më 1 korrik.

Të këshilluara

Opozita e re largohet nga Parlamenti

Opozita e re është larguar nga punimet e Parlamentit, për shkak të kërkesave për të mos votuar marrëveshjen e arritur mes PS-PD dhe LSI, ku nuk përfshihen lista...

15:32

7 persona vihen në pranga në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona gjatë 24 orëve të fundit dhe një e ka shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Çfarë tho...

12:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI