Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do shkojnë me pushime për shkaqe ekonomike

Lapsi.al 9 July 2020
Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do shkojnë me pushime për shkaqe

Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet e shumë shqiptarëve për të shkuar me pushime këtë vit. Por më shumë sesa frika, arsyeja kryesore lidhet me pamundësinë ekonomike.

Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i anketimeve nga IDRA Research & Consulting,, gati 59% e shqiptarëve shprehen se nuk do të bëjnë pushime sivjet. Vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin.

Pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime sepse nuk kanë mundësi ekonomike, 29%

Rezultatet tregojnë se pavarësisht situatës ekonomike apo frikës nga infektimi me COVID-19 rreth 36% shqiptarëve deklarojnë se po presin të shkojnë me pushime gjatë muajve korrik-gusht-shtator. Ka edhe nga ata që tashmë i kanë përfunduar pushimet, rreth 2 %.

Më tej, vërehet edhe një pjesë e qytetarëve që po presin lirimin e lëvizjes drejt destinacioneve turistike jashtë Shqipërisë për të shijuar pushimet jashtë vendit.

Nga arsyet që i pengojnë shqiptarët për të shkuar me pushime këtë vit, vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin. Kjo kategori e qytetarëve e konsiderojnë COVID-19 si arsyen kryesore për të anuluar pushimet e kësaj vere. Pjesa tjetër prej 51% që nuk do të bëjnë pushime këtë vit përmendin arsyet e lidhura me detyrimet që kanë me punën, familjen e tjera si dhe arsyen e lidhur me mundësitë ekonomike.

Duke shkuar në detaje, rreth 22% deklarojnë se kanë angazhime të tjera pune apo familjare, çfarë ua bën të pamundur të gjejnë kohën për të shkuar me pushime sivjet. Anketa vë në dukje se pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime janë ata që nuk kanë mundësi ekonomike, 29% (nuk do të shkojnë me pushime sivjet kryesisht për shkak të pamundësisë ekonomike).

Idra thekson se rezultati sipas të cilit gjendja ekonomike ngelet shqetësimi kryesor i shqiptarëve në këto muaj është mbështetur edhe nga anketa të tjera të mëparshme që ka realizuar IDRApoll.com.

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampioni përfaqësues për moshën nga 18 deri në 54 vjeç . Pjesë e këtij sondazhi u bënë 1017 të anketuar me anë të panelit të anketimeve online IDRApoll.com. Toleranca e gabimit për këtë anketim është 3.1% me një interval besueshmërie 95%./Monitor

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset 6-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 6-vjeçari ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i mituri, identiteti i të cili ende nuk dihe...

19:49

Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Nga Astrit Patozi Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata që po...

19:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI