Flash

Zoran Zaev bie sërish në kurth: Macron është një lider i tmerrshëm

Lapsi.al 9 July 2020
Zoran Zaev bie sërish në kurth: Macron është një lider

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev bie pre e një tjetër loje të komedianëve ukrainas Vladimir Kuznjecov dhe Aleksei Stoljarov, të njohur për publikun me nofkat Vovan dhe Leksus.

Këtë herë ata i telefonuan ish-kryeministrit maqedonas me maskën e aktivistes 17-vjeçare për klimën, Greta Thunberg.

Mes çështjeve të shumta që diskutohen gjatë telefonatës, Zaev pohon opinionin e “Gretës së rreme” se Macron është një lider i tmerrshëm.

“Makroni është i tmerrshëm. Ndryshoi qëndrimin për ndryshimet klimatike. Herën e fundit ai u soll shumë keq, tradhëtoi vlerat perëndimore në favor të riafrimit me lindjen dhe po ndjek interesat ruse. Nuk e di se ç’i ka premtuar Putini”.

“Po diçka e tillë ka ndodhur por shpresoj se ai do të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen, pasi Franca dhe Gjermania janë vende lider në botë.

Botën duhet ta udhëheqin në mënyrë pozitive dhe jo kështu duke ndryshuar pozicionet”, tha Zoran Zaev.

Po ashtu Zaev shpreh konsideratën për miliarderin George Soros, për të cilin thotë se është një mik i mirë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i reformave për shtetin ligjor.

Në korrik të vitit të kaluar, Zaev ra sërish pre e dy komedianëve të cilët u shtirën si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Të këshilluara

Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Nga Astrit Patozi Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata që po...

19:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI