Flash

Shifra alarmante/ Vdekjet nga aksidentet në Shqipëri 4 herë më të larta se mesatarja e BE

Lapsi.al 3 July 2020
Shifra alarmante/ Vdekjet nga aksidentet në Shqipëri 4 herë

Në vitin 2019, nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519 persona, ose gati 12% më shumë se viti i kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. Kjo rritje erdhi kryesisht si rrjedhojë e fataliteteve tek femrat, vdekjet e të cilave u rritën me 47%, kundrejt 2% të meshkujve.

2019-a ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2013, kur fatalitetet në rrugë arritën një nivel rekord prej 552 personash.

Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdekje nga aksidentet në vend për vitin 2019.

Të dhëna të tjera të publikuara nga Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se Shqipëria ka një numër gati katër herë më të larta viktimash nga aksidentet në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.

Në BE si një e tërë kishte gjithsej 52 viktima të trafikut rrugor për milion banorë në BE, sipas Eurostat.

Në krahasim me popullsinë e secilit Shtet Anëtar, nivelet më të ulëta të vdekjeve në rrugë në vitin 2018 janë vërejtur në Irlandë (29 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Danimarkë (30), Suedi (32) dhe Hollandë (35), përpara Maltës (38), Spanjë (39) dhe Gjermani (40).

Në anën e kundërt të shkallës, nivelet më të larta u regjistruan në Rumani (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (87), Kroaci dhe Letoni (të dy 77) dhe Poloni (75).

Të dhënat e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendet e rajonit tregojnë se në Maqedoni, në vitin 2016 kishte 64 vdekje për 1 milion banorë, në Mal të Zi 107, në Serbi 74, në Bosnjë 157.

Aksidentet fatale në Shqipëri, në raport me popullsinë janë të ngjashme me ish vendet e Bashkimit Sovjetik, si Rusia, Kazakistani, Gjeorgjia etj.

Në botë, rekordin për aksidente fatale e mbajnë shtetet e Afrikës, me një mesatare prej 260 vdekje për 1 milion banorë.

Grup moshat që humbin jetën në aksident, rritje rekord e femrave në 2019

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 26% e jetëve të humbura në rrugë ishin të moshës nën 34 vjeç.

Grupmosha më e përfshirë në aksidente me humbje jete është 45-79 vjeç, me 53% të totalit.

70% e jetëve të humbura në 2019-n ishin meshkuj.

Vitet e fundit është vënë re një rritje e vdekjeve në aksidente nga femrat e lidhur me shtimin e tyre në drejtimin e automjeteve. E fortë ishte sidomos rritja e humbjeve të jetës nga femrat në 2019-n, me 47%, duke arritur në 153, niveli më i lartë historik rekord./Monitor

Të këshilluara

Shënohet rasti i parë me Covid në Ersekë

Rezulton pozitive me Covid-19 një 60-vjeçare në Ersekë. Ajo është banuese në Tiranë dhe kishte shkuar në Ersekë tek shtëpia e saj e pushimit. Ky është ras...

08:14

Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën

Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu...

22:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI