Flash

Reagon policia: Nënë e bijë të pajeta në Kombinat, vajza tjetër në gjendje të rëndë

Lapsi.al 2 July 2020
Reagon policia: Nënë e bijë të pajeta në Kombinat,

Një ngjarje e rëndë raportohet në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në një banesë pranë shkollës Myslym Keta janë gjetur të pajeta nënë e bijë.

Policia thotë shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, plagoset një grua

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër. Një mjet që drejtohej nga një grua është përplasur me n...

19:09

Të shtëna me armë në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në lagjen numër 13 të Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka informacione për të lënduar. Ngjar...

17:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI