Flash

E RENDE/ Nëna dhe vajzat e vetëvrara, pjesë e një sekti fetar që besonte te ringjallja

Lapsi.al 2 July 2020
E RENDE/ Nëna dhe vajzat e vetëvrara, pjesë e një sekti

Dalin detaje të renda nga ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat në Tiranë, ku Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç nënë e bijë u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre.

Policia raporton se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Ka dyshime se vajza ka vdekur ditë më parë, por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot. Sipas të njëjtave burime fqinjët janë shprehur se ato shpesh rrinin pa bukë qëllimisht me ditë të tëra. Në gjendje të rëndë është dërguar në spital vajza tjetër 34-vjeçarja Blerta Josifi.

Ka qenë vëllai i cili telefononte 56-vjeçaren e cila nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën që ka njoftuar policinë. Forca të Komisariatit të Policisë Nr.6, kanë shkuar bashkë me zjarrfikësen për të hapur derën.

Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56-vjeçaren dhe vajzën e saj ndërsa tjetra në gjendje të rëndë është dërguar në spital. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-02-at-21.12.25.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-02-at-21.11.26.mp4"][/video]

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, plagoset një grua

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër. Një mjet që drejtohej nga një grua është përplasur me n...

19:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI