Flash

Tragjedia në Kombinat/ Vëllai alarmoi policinë: “Nuk ngre telefonin dhe nuk e hap derën”

Lapsi.al 2 July 2020
Tragjedia në Kombinat/ Vëllai alarmoi policinë: “Nuk ngre

Policia ka dhënë detaje nga mënyra se si u sinjalizua nga vëllai i 56-vjeçares që vdiq bashkë me të bijën në banesë në Kombinat të Tiranës.

Ka qenë vellai i cili telefononte 56-vjeçaren dhe nuk i përgjigjej, madje as nuk i hapte as telefonin. Më pas ai ka njoftuar Komisariatin e Policisë Nr.6, që kanë shkuar bashkë me zjarrfikësen për të hapur derën.

Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56- vjeçaren Zhaneta Josifi, dhe 30- vjeçaren Anisa Josifi, kurse motra e kësaj të fundit, 34- vjeçarja Blerta Josifi, është dërguar në spital.

Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.

Nënë e bijë u gjetën sot pajetë në spital, teksa dyshimet e para janë për vetflijim teksa pritet që të zbardhet dhe shkaku i vërtetë i ngjarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak i policisë

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, plagoset një grua

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër. Një mjet që drejtohej nga një grua është përplasur me n...

19:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI