Flash

Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën

Lapsi.al 2 July 2020
Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën

Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas Vuçiçit, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, - ka shpjeguar Vuçiç sipas asaj që raporton “B92”.

I pari i shtetit serb nuk sheh zgjidhje për Kosovën. Që të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiçin.

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, - ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI