Flash

Detaje rrëqethëse/ Vajza kishte 2 javë e vdekur, nëna priste të ringjallej

Lapsi.al 2 July 2020
Detaje rrëqethëse/ Vajza kishte 2 javë e vdekur, nëna priste

Detaje rrëqethëse dalin nga ngjarja e rëndë të ndodhur në Kombinat, ku Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç, nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre, ndërsa vajza e tretë Blerta 34-vjeçare është në gjendje të rëndë në spital.

Burime nga policia thanë se dyshohet që vajza 30-vjeçare ka ndërruar jetë gati 2 javë me parë për arsye që ende nuk dihen. Nëna dhe motra e saj, nuk kanë njoftuar policinë dhe as të afërmit e tyre, me shpresën se ajo do të ringjallej. Dyshohet se ato kishin hequr dorë nga ushqimi për tu vetëflijuar. Policia tha se gjeti libra të shumtë dhe mesazhe fetare të shkruara prej tyre.

Ato ishin besimtare të sektit të Jehovait dhe besonin në jetën pas vdekjes. Nënë e bijë e kishin mbështjellë 30 vjeçaren me batanije dhe jorgan dhe e kishin lënë në krevatin e dhomës së gjumit.

Familiarët i thanë policisë se kishin shkuar për vizitë gjatë ditëve të fundit në shtëpi, por nuk e kanë takuar, Anisën.

Vëllai i 56-vjeçares ka raportuar se motra është justifikuar duke thënë se vajza ndodhet në dhomën tjetër ose është duke fjetur. Ndërsa fqinjët thanë se i kishin parë rrallë kohët e fundit.

“Në kohën e pandemisë ato u mbyllën brenda. Ajo e ëma punonte. Ajo pastronte shtëpi. Vajzat kanë punuar por u shkurtuan nga pandemia. Si familje kanë qenë të shkëlqyera. Kishin ca kohë që jetonin këtu. Ajo e ëma dilte bënte pazar. Bashkëshorti i kishte vdekur.

Që në pandemi ishin mbyllur. E ëma dilte. Kisha ca kohë pa i parë. Kishte vetëm dy vajza. Nuk e mbaj mend kur i kam parë për herë të fundit. Jetojmë në një pallat po secili shikon hallin e vet. Të gjithë janë me probleme. Ka një motër në pallatin tjetër, vinin shpesh i shikonin”, - u shpreh fqinja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-02-at-21.12.25.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-02-at-21.11.26.mp4"][/video]

Të këshilluara

Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën

Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu...

22:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI