Flash

Ajo që nuk u pa pas fotos/ Takimi Rama - Albin Kurti shkoi shumë keq

Lapsi.al 30 June 2020
Ajo që nuk u pa pas fotos/ Takimi Rama - Albin Kurti shkoi shumë keq
Takimi më i vështirë i Edi Ramës në Prishtinë (pas Ramush Haradinajt që as nuk denjoi ta presë) ka qenë ai me Albin Kurtin. Dhe kjo jo vetëm për faktin se ndryshe nga liderët e tjerë Albini nuk doli ta presë në hyrjen e selisë së Vetëvendosjes. Lapsi.al ka mësuar se për të gjitha temat që janë hapur Rama dhe Kurti nuk kanë pasur ide të njëjta. Në Vetëvendosje nuk ka të njëjtin sensibilitet për nevojën e një uniteti të forcave politike në Kosovë, për disa akuza që ende nuk janë zyrtarizuar. Lexo më tej:

Analiza/ Pse shkoi Rama në Kosovë (sipas deklaratave të tij)

Që gjithçka në takimin e tyre nuk ka vajtur mirë u pa edhe nga konferenca për shtyp e kryeministrit shqiptar. Pa folur drejtpërdrejt ai ka përdorur slloganin e njohur të Vetëvendosjes për të bërë një paralelizëm. “Kush mendon se me këtë akuzë Hadriut dhe Hashimit i “ERDHI DITA” më kujton at Gjergj Fishtën që thoshte se shqiptarët janë ashtu siç i do armiku”, luajti Rama me fjalët. Pra duket se mëria ka qenë më e thellë sesa ajo që paraqitën me foto disa portale, ku Rama dukej se nxinte në fytyrë, aq sa ai e krahasoi Albinin me një shqiptar sipas asaj që do hasmi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Thonjtë e Edi Ramës çudisin Kosovën (FOTO)

Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha një konferencë për mediat. Syrit të gazetarëve dhe jo vetëm, nuk i ka shpëtuar...

15:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI