Flash

E konfirmon policia, arrestohet një tjetër person për vrasjen e Hekuran Billës

Lapsi.al 30 June 2020
E konfirmon policia, arrestohet një tjetër person për vrasjen e

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e personit të katërt të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë disa ditë më parë.

Më poshtë njoftimi i plotë.

Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e shtetasit H. B.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.

Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.

Të këshilluara

Thonjtë e Edi Ramës çudisin Kosovën (FOTO)

Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha një konferencë për mediat. Syrit të gazetarëve dhe jo vetëm, nuk i ka shpëtuar...

15:47

Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë konferencës për shtyp nga Prishtina, pas...

15:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI