Flash

Kush është koka e organizatës që trafikoi 40 milionë euro, i arrestuar dhe liruar në Vlorë edhe 4 vite më parë

Lapsi.al 30 June 2020
Kush është koka e organizatës që trafikoi 40 milionë

Robert Myftari i arrestuar mbrëmë në qyetin e Vlorës, i cili akuzohet si një nga kokat e një organizate që u shkatërrua në kuadër të operacionit ndërkombëtar Itali-Shqipëri me emrat e koduar “Shefi” dhe “Kulmi”, është arrestuar edhe më herët për një ngarkesë record prej 808 kilogramë kanabis.

Policia e shtetit më 21 qershot të vitit 2016, njoftoi se uniformat blu të policisë së Vlorës kanë prangosur sot 43-vjeçarin Robert Myftari i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim të 808 kilogram lëndëve narkotike me gomone drejt Italisë.

Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur në atë kohë se Myftari, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 10.11.2015, ku në vendin e quajtur "Cekodhima", me ndihmën e një mjeti lundrues "gomone" ka  tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 808 KG të llojit "Cannabis sattiva", në drejtim të shtetit Italian.

Ai u prangos në banesën e tij në lagjen "1 Maji" Vlorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg", por më pas është liruar në mënyrë të pashpjegueshme, për tu arrestuar natën e djeshme po në qytetin e Vlorës, pas një hetimi 5 vjeçar të antimafies italiane e cila e akuzon për një trafik që kap shumën e rreth 40 milion eurove.

Të këshilluara

Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë konferencës për shtyp nga Prishtina, pas...

15:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI