Flash

BE hap nesër kufijtë, shqiptarëve nuk u lejohet të udhëtojnë

Lapsi.al 30 June 2020
BE hap nesër kufijtë, shqiptarëve nuk u lejohet të

Bashkimi Evropian ka përcaktuar 14 vende, të klasifikuara të sigurta, qytetarët e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë drejt bllokut duke nisur nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë.

Nga kjo listë përjashtohet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia dhe Mali i zi janë konsideruar vende të sigurta.

Të përjashtuara si vende të pasigurta janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili dhe Kina. Lista me vendet e sigurta, e cila ende mund të ndryshojë, përfshin: Algjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgjinë, Japoninë, Malin e Zi, Marokun, Zelandën e Re, Ruandën, Serbinë, Korën e Jugut, Tajlandën, Tunizinë dhe Uruguain.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfshijë edhe Kinën në listën e vendeve të sigurta nëse edhe qeveria kineze do të bjerë dakord për një marrëveshje reciproke për udhëtarët nga Bashkimi Evropian.

Kontrollet në kufi mes vendeve të Bashkimit Evropian janë hequr për qytetarët e BE-së që udhëtojnë brenda bllokut. Edhe qytetarët e Britanisë do të trajtohen njësoj si vendet e BE deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit më 31 dhjetor. Ndërkohë, procedurat për të zyrtarizuar listën përfundimisht do të përfundojnë ditën e sotme.

Të këshilluara

Paradokset e gjykatës speciale

Njoftimi publik i datës 24 qershor 2020 të aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ndaj Hashim Thaҫit, Kadri Veselit dhe të tje...

10:09

Haradinaj refuzon takimin me Ramën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Prishtinë. Në emisionin “Debat P...

23:18

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI