Flash

Ambasada greke në Tiranë sqaron kush mund të kalojë kufirin pas 1 korrikut

Lapsi.al 29 June 2020
Ambasada greke në Tiranë sqaron kush mund të kalojë kufirin

Ambasada greke në Tiranë ka sqaruar nëse shqiptarët do të mund të hyjnë lirisht në Greqi pas datës 1 Korrik.

Sipas ambasadës, duke pasur parasysh udhëzimet evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit në Athinë nga Shqipëria.

Por nga 1 Korriku nuk do të lejohet hyrja e personave nga Shqipëria në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Këtu përjashtohen disa kategori.

Së pari qytetarët grekë, poseduesit e kartës së veçantë të identitetit të homogjenit, ata që kanë leje qëndrimi, ata që kanë banesën kryesore në Greqi, kalimi i kamionëve për transport si dhe hyrja e personave nëpërmjet kufijve për punë dhe kjo duhet faktuar me dokumentet përkatëse.

“Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 Korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë”, thuhet në njoftimin e ambasadës greke.

Njoftimi i plotë

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β' 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Përjashtohen: a) Qytetarë grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.

Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.

Të këshilluara

A janë normale ëndrrat erotike

Më shumë se 40% e burrave dhe grave kanë ëndrra seksuale për ish-partnerin e tyre. Studimi, i kryer nga The Sleep Judge, anketoi 1,011 njerëz në marrëdhënie dhe...

22:21

OBSH: Pandemia nuk është aspak afër fundit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus “nuk është as afër fundit” teksa nu...

22:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI