Flash

Si qeveria shqiptare po fsheh shifrat reale të papunësisë

Lapsi.al 29 June 2020
Si qeveria shqiptare po fsheh shifrat reale të papunësisë

Norma reale e papunësisë ka qenë vazhdimisht një indikator i vendosur në pikëpyetje nga ekspertët, opinioni publik apo edhe vetë politika, sidomos në krahun opozitar, me cilëndo parti qoftë në qeverisje.

Shkak për këtë skepticizëm është bërë jo vetëm metodologjia e matjes së shkallës së papunësisë, ku të papunë në shifra rezultojnë vetëm ata që i janë drejtuar zyrave të punës, por edhe dyshimet në lidhje me pavarësinë e një institucioni të rëndësishëm siç është edhe instituti i statistikave.

Për këtë arsye, anketat shërbejnë si një indikator përforcues duke konfirmuar apo përgënjeshtruar shifrat zyrtare. Gjatë tremujroit të parë të këtij viti, INSTAT raporton një normë papunësie në vetëm 11.4%.

Por, barometri i Ballkanit 2020 e hedh poshtë tërësisht këtë shifër. Sipas, barometrit, në vendin tonë, papunësia është thuajse dyfish e asaj që raportojnë autoritetet.

Të dhënat nuk reflektojnë periudhën e pandemisë pasi i referohen harkut kohor dhjetor 2019- Janar 2020, çka do të thotë se ndryshimi i shifrave nuk është rrjedhojë e krizës aktuale.

Sipas Barometrit të Ballkanit, 20% e të anketuarve deklarojnë se janë të papunë. Gjithsesi në anketën e barometrit nuk përfshihen moshat nga 15-18 vjeç, të cilat janë pjesë e moshës aktive për punë dhe përllogariten në shifrat e INSTAT.

Një tjetër e dhënë që bien në sy është fakti se gjysma e shqiptarëve do të donte të punonte në “shtet”, me 30% të totalit që duan administratën dhe 20% kompanitë publike. Vetëm 22% preferon sektorin privat, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ka preferenca. /SCAN

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI