Flash

Kërkesa e Shullazit për liri në Kushtetuese, merret vendimi

Lapsi.al 30 June 2020
Kërkesa e Shullazit për liri në Kushtetuese, merret vendimi

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska kanë rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për t’u liruar nga burgu, me pretendimet e tij për trupën gjykuese.

Shullazi kishte kërkuar shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes në janar të këtij viti ku u bë edhe tranzicioni nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda tek Apeli i SPAK.

Sipas Shullazit, dy gjyqtarët e caktuar nga KLGJ janë në kundërshtim me ligjin pasi ata nuk janë pjesë e SPAK por të komanduar, dhe për rrjedhojë, edhe vendimi i tyre për rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e masës së sigurisë duhet të rrëzohet.

‘Është cenuar e drejta për liri dhe siguri personale, e garantuar nga nenet 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNj-së, pasi KLGj-ja ka imponuar formimin e trupës gjykuese në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë mënyrë kërkuesit i është hequr liria, duke u mbajtur në paraburgim, pa u respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj, pasigjykata që ka shqyrtuar kërkesën për vleftësimin e masës së sigurimit për shkak të transferimit të çështjes, nuk mund të konsiderohet një gjykatë e caktuar me ligj, për sa kohë dy nga tre anëtarët e trupit gjykues janë caktuar në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme’, ishin pretendimet e Shullazit, paraqitur nga avokatët e tij.

Mirëpo treshja gjyqësore kushtetuese në argumentin e saj thekson se subjekti Emiljano Shullazi nuk ka ezauruar të gjitha hallkat gjyqësore penale që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se për këtë çështje mund të bëhet rekurs në gjykata të tjera, e konkretish në atë të Lartë, e cila është jashtë funksionit.

Për rrjedhojë, kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka caktuar mos kalimin e çështjes në seance plenare për t’u shqyrtuar nga mbledhja e gjyqtarëve kushtetuese, çka praktikisht është rrëzim i padisë së Shullazit.

Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda (tani SPAK) me 13 nëntor 2018 shpalli fajtor dhe dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.

Të këshilluara

Paradokset e gjykatës speciale

Njoftimi publik i datës 24 qershor 2020 të aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ndaj Hashim Thaҫit, Kadri Veselit dhe të tje...

10:09

Haradinaj refuzon takimin me Ramën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Prishtinë. Në emisionin “Debat P...

23:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI