Flash

Covid nxjerr në pak nevojën për investime shtesë, Shqipërisë i duhen 7 mld euro në shëndetësi dhe infrastrukturë

Lapsi.al 30 June 2020
Covid nxjerr në pak nevojën për investime shtesë,

Covid-19 ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë investime në sektorin e shëndetësisë dhe ne infrastrukture.

Duke analizuar planin e rimëkëmbjes nga Bashkimi Europian, Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Kërkime Ekonomike analizoi se, pandemia i bëri të dukshme vështirësitë që u krijuan në transport nga mungesa e infrastrukturës për mbërritjen emergjentë të ilaçeve, pajisje dhe stafeve mjekësore nga një vend tek tjetri.

Në kuadër të përllogaritjeve ekspertët e Vienës përllogarisin se në 10 vitet e ardhshme Evropës i duhen rreth 2 trilionë euro investime në infrastrukture dhe energji.

Sipas përllogaritjeve, Shqipërisë i nevojiten rreth 7 miliardë euro për të përmirësuar mbi 300 kilometër lidhje dhe nyje te infrastrukturës pjesë e korridoreve evropiane.  Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të Vjenës Shqipërisë i duhen investime në infrastrukturës sa 57% e PBB së vendit.

Ekspertet e Vjenës pohojnë se 1,5 trilionë euro nga fondet e rimëkëmbjen duhet të shkojnë për përmirësimin real të infrastrukturës në BE që tregjet të lidhen me shpejt me njëra tjetrën. Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore me e shpejtë do të ndihmonte lëvizjen e stafeve mjekësore nga një vend në tjetrin nis nga emergjencat që ka krijuar Covid 19.

Në fokus të investimeve në infrastrukturë duhet të jenë infrastruktura, energjia dhe dekarbonizimi.

Përforcimi i rrjeteve rrugore, hekurudhore dhe energjetikë do të ulë varësinë e furnizimeve nga jashtë kontinentit. Infrastruktura më e mire do të bëjë me lira kostot në vendet në zhvillime të Europës.

Analistët pohojnë se pandemia nxori në pah dobësitë strukturore të ekonomisë së Europës, ndaj nevojitet një strategji e mirë mirëmenduar për zgjidhje afatgjata.

Bashkimi Europian është duke përgatitur një strategji afatmesme të rikuperimit, në të cilat pritet të adresohen edhe dobësitë që nxori në pak pandemia.

Të këshilluara

Haradinaj refuzon takimin me Ramën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Prishtinë. Në emisionin “Debat P...

23:18

A janë normale ëndrrat erotike

Më shumë se 40% e burrave dhe grave kanë ëndrra seksuale për ish-partnerin e tyre. Studimi, i kryer nga The Sleep Judge, anketoi 1,011 njerëz në marrëdhënie dhe...

22:21

OBSH: Pandemia nuk është aspak afër fundit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus “nuk është as afër fundit” teksa nu...

22:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI