Flash

Rama në Kosovë: Kush më thotë “je vëllai i Vuçiqit, i them “amanet mushkat”

Lapsi.al 30 June 2020
Rama në Kosovë: Kush më thotë “je vëllai i

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat në Prishtinë, iu është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga ana e gazetarëve. Rama vuri në dukje se liderët politikë të Shqipërisë, të Kosovës, por edhe më gjerë duhet të jenë të bashkuar, e të mos prodhohet helm kur bëhet fjalë për tema me rëndësi kombëtare.

“Unë nuk udhëzoj njeri. Unë nuk mendoj se të gjithë proletarët e të gjitha vendeve do të bashkohen. Duhet të jemi respektues ndaj njëri – tjetrit dhe të mos ndahemi për tema të mëdha. Njohja e Kosovës nga Serbia si shtet sovran është e rëndësishme. Ata që bëjnë patriotin më të madh janë më të dyshuarit në tërësi.

Kam mësuar se ne bëjmë shpesh intriga më shumë me njëri-tjetrin, sic thotë Fishta, bëhemi shpesh siç e do hasmi. Çfarë na ndan shqip, nuk thuhet anglisht. Për fat të keq në Tiranë dhe Prishtinë shpesh krijohet helm për të prishur miqësitë dhe rregullsitë”, tha Rama.

Më tej, kur u pyet se çfarë raportesh ka me presidentin e Serbisë, Rama u shpreh se “kush më thotë je vëllai i Vuçiç, i them amanet mushkat”.

“Mendoj se Shengeni Ballkanik është diçka e mirë për të gjithë ne. kjo sepse “shuan” kufijtë. Fqinjin nuk e zgjedh, as presidentin serb nuk e zgjedhim ne, por ne zgjedhim interesin strategjik dhe sinqeritetin në mjete për të realizuar interesin tonë. Me Shengenin, kush hyn në Aeroportin Adem Jashari, mund të shkojë deri në Sarandë. Kush hyn nga Kakavija, mund të vijë deri në Brezovicë pa kontroll fare. Nuk kemi kohë për të bërë politika me këto gjëra. ne kemi dy shtete, kemi dy shtëpi dhe këtu ka të tjerë që vendosin Kush më thotë vëllai i Vucicit, unë i them ‘amanet mushkat’”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

Thonjtë e Edi Ramës çudisin Kosovën (FOTO)

Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha një konferencë për mediat. Syrit të gazetarëve dhe jo vetëm, nuk i ka shpëtuar...

15:47

Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë konferencës për shtyp nga Prishtina, pas...

15:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI