Flash

Thonjtë e Edi Ramës çudisin Kosovën (FOTO)

Lapsi.al 30 June 2020
Thonjtë e Edi Ramës çudisin Kosovën (FOTO)

Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha një konferencë për mediat. Syrit të gazetarëve dhe jo vetëm, nuk i ka shpëtuar as një detaj tek duart e tij; thonjtë e paprerë. Në gishtin tregues të të dyja duarve, thonjtë ishin të paprerë dhe mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen.

Nuk dihet përse Rama bën këtë zgjedhje dhe pikërisht në ato dy gishta. Për çfarë mund t’i përdorë Kryeministri thonjtë e gjatë nuk e dimë e mbase nuk e hamendësojmë dot. Por kjo pamje e duarve të tij të risjell në kujtesë shprehjen e Fatos Nanos vite më parë, i cili ka thënë se Edi Ramën e mori nga Parisi me thonj të paprerë dhe e bëri Ministër Kulture.

Sigurisht që Nano shprehte një lloj pendese për këtë gjë, për promovimin që i bëri Ramës, i cili më pas i mori edhe drejtimin e Partisë Socialiste. Që nga ajo kohë e largët kur Rama ishte në Paris e deri më sot kur po mbyll vitin e shtatë në krye të qeverisë, duket se nuk heq dorë nga vesi i tij për të mos prerë thonjtë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë konferencës për shtyp nga Prishtina, pas...

15:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI