Flash

Ambasada Amerikane: Në një kohë krize, roli i parlamentit jetik për miratimin e ligjeve emergjente

Lapsi.al 30 June 2020
Ambasada Amerikane: Në një kohë krize, roli i parlamentit jetik

Në ditën ndërkombëtare të parlamentarizmit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh për rolin e parlamentit.

Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se parlamentet punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit dhe se në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë.

“Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit.

Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë”, shkruan Ambasada Amerikane.

Të këshilluara

Thonjtë e Edi Ramës çudisin Kosovën (FOTO)

Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha një konferencë për mediat. Syrit të gazetarëve dhe jo vetëm, nuk i ka shpëtuar...

15:47

Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë konferencës për shtyp nga Prishtina, pas...

15:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI