Flash

Edmond Budina flet pas infektimit me covid: Jam mirë

Lapsi.al 19 June 2020
Edmond Budina flet pas infektimit me covid: Jam mirë

Regjisori Edmond Budina ka folur për herë të parë për infektimin e tij me koronavirus. Në një prononcim për Faxweb.al, ai ka thënë se është pozitiv me Covid-19 pas dhënies së tamponit ndërsa gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

“Jam shumë mirë, e kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv, nuk dua të flas gjatë sepse do të dal me një deklaratë publike më vonë. Jam shumë mirë dhe pa simptoma por pozitiv, jetoj vetëm, nuk kam persona në familje që të mund t’ju merrej tamponi.”, tha Budina për Faxweb.al.

Ndërkohë që mësohet se infektimi ka ardhur pasi 3 vëllezërit Budina kujdeseshin për hallën e tyre të moshuar, ndërkohë që gjatë kohës që ishin marrë me çështjen e Teatrit Kombëtar, kishin punësuar një grua të kujdesej për të.

Gruaja në fjalë ka rezultuar pozitive dhe kjo ka ndikuar që ISHP të kërkoj me këmbëngulje marrjen e tamponëve për vëllezërit, ku mësohet se Edmondi dhe Roberti kanë rezultuar pozitiv, dhe ky i fundit prej një jave, ndryshe nga i vëllai, ka shfaqur shenja të lehta. Ndërkohë ai ka vijuar aktivitetet e tij si dhe ka pasur gjatë kësaj periudhe kontakte me njerëz të tjerë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI