Flash

Pipero: Kemi hyrë në një fazë të re të pandemisë

Lapsi.al 19 June 2020
Pipero: Kemi hyrë në një fazë të re të

Mjeku Pëllumb Pipero vendosi të bëjë një thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes në këtë fazë të epidemisë dhe të respektojnë rregullat për t’u mbrojtur nga COVID19.

Pipero nënvizon se virusi është ende prezent dhe mund të infektojë dhe sëmurë nëse qytetarët nuk zbatojnë këshillat e specialistëve.

Në apelin e tij drejtuar qytetarëve Pipero shprehet se qytetarët duhet të ruajnë distancimin fizik, higjenën e duarve dhe të vendosin maskë atje ku rekomandohet.

"Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë. Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjenën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie" - thotë Pipero./lapsi.al⁷

Të këshilluara

50 raste të reja me koronavirus

Përhapja e koronavirusit në vend vijon me ritme të larta, duke shënuar në 24 orët e fundit 50 raste të reja. 17 ne Tirane, 6 ne Kruje, 5 ne Lezhe, nga 4 ne S...

10:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI