Flash

Infektohen nga koronavirusi vëllezërit Edmond dhe Robert Budina

Lapsi.al 19 June 2020
Infektohen nga koronavirusi vëllezërit Edmond dhe Robert Budina

Dy prej aktivistëve kryesor të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi.

Behet fjalë për regjisorin dhe aktorin e njohur, Edmond Budina dhe vëllain e tij, Robert Budina edhe ky me profesion regjisor.

Edmond dhe Robert Budina kanë dal pozitiv ndaj testit të COVID-19.

Të kontaktuar nga Gazeta “Panorama”, aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin nuk janë përgjigjur.

Pas shembjes së godinës së Teatrit, vëllezërit Budina kanë qenë shumë aktiv në protestat e zhvilluara në Tiranë, por edhe në qarqe të ndryshme të vendit.

Tubimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u spostuan në qytete të ndryshme si Durrës, Shkodër, Kukës, ku Edmond Budina dhe Robert Budina kanë qenë pjesë e këtyre aktiviteteve që kishin synim mbledhjen e firmave për të rindërtuar Teatrin Kombëtar siç ishte.

Ende nuk behet e qartë se si dy vëllezërit Budina janë infektuar.

Të këshilluara

50 raste të reja me koronavirus

Përhapja e koronavirusit në vend vijon me ritme të larta, duke shënuar në 24 orët e fundit 50 raste të reja. 17 ne Tirane, 6 ne Kruje, 5 ne Lezhe, nga 4 ne S...

10:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI