Flash

COVID-19/ Policia rrugore në Durrës kontrolle mjeteve që transportojnë punëtorë: Gjobiten 53 shoferë

Lapsi.al 19 June 2020
COVID-19/ Policia rrugore në Durrës kontrolle mjeteve që

Policia rrugore në Durrës gjatë 24 orëve të fundit ka kontrolluar 260 mjete dhe ka ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh.

Në vijim të planit të masave të hartuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të shumta ndaj mjeteve të ndryshme, kryesisht ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë nenin 3 të Aktit Normativ datë 15.03.2020, për ruajtjen e distancës fizike.

Në zbatim të këtij plani janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh, për mosrespektim të protokollit të sigurisë.

Policia Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet me përgjegjshmëri, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të këshilluara

50 raste të reja me koronavirus

Përhapja e koronavirusit në vend vijon me ritme të larta, duke shënuar në 24 orët e fundit 50 raste të reja. 17 ne Tirane, 6 ne Kruje, 5 ne Lezhe, nga 4 ne S...

10:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI